LAJMI I FUNDIT:

Fillon terri

Fillon terri

Labinot Shabanit nga Podujeva i është dashur që gjithë vikendin ta furnizojë fermën e tij të pulave me energji elektrike të prodhuar nga gjeneratori. Ai rrëfen për gazetën Tribuna se është përballur me reduktime të gjata të energjisë elektrike.

“Ferma duhet që çdo kohë të ketë ventilim për shkak se temperatura brenda është e lartë. Për t’i futur në funksion ventilatorët duhet energji elektrike, që nuk kemi pasur gjatë tërë vikendit. Dhe jemi detyruar të punojmë me gjenerator, që kostoja gjatë 24 orëve shkon afër 200 euro. Gjeneratori shpenzon mjaft shumë derivate”, thotë Shabani.

Nuk është ky i vetmi që vikendin e ka kaluar në terr. Gjatë vikendit shumica e qyteteve të Kosovës janë përballur me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Në të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur reduktime. Zëdhënësi i Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Guri Shkodra, thotë se reduktimet janë shkaktuar si pasojë e ndaljes së prodhimit të njësisë B1 në Termocentralin Kosova B të KEK-ut. /Telegrafi/