LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e Sony Xperia Z

Fillon shitja e Sony Xperia Z

Modeli kryesor i telefonit të ri Android nga Sony, Xperia Z ka filluar të shitet në tregun japonez, dhe për momentin është operatori mobil japonez, NTT Docomo, duke e ofruar atë për konsumatorët e saj.

Shitjet e Sony Xperia Z në Evropë do të fillojnë prej 28 shkurtit, ku telefoni fillimisht do të paraqitet në Mbretërinë e Bashkuar.
Sony Xperia Z vjen me procesor quad core 1.5GHz Snapdragon S4, 2GB RAM, si dhe ndërfaqe të plotë HD në ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia Z përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 megapiksel dhe mbështetja për rrjetin 4G LTE. Pajisja është gjithashtu rezistente ndaj ujit dhe me vete sjell teknologjinë e pagesave mobile – NFC. / Telegrafi /