LAJMI I FUNDIT:

Fillon java e biznesit kosovar

Fillon java e biznesit kosovar

Prodhimet vendore do të jetë më shumë prezentë, dhe më lirë në disa qytetet të Kosovës pasi që nga e hëna do të filloi “Javët e Biznesit Kosovar”, të organizuara nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKP), në mbështetje Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht, Agjensioni për Promovim e Investimeve Kosovare, (APIK).

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se gjatë kësaj jave do të ketë shumë aktivitete nëpër disa qytete të Kosovës. “AKB-ja kërkon që të ngrihet cilësia dhe kërkojmë nga institucionet në këtë rast nga Qeveria e Kosovës, që t’iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë”, tha ai duke shtuar se sektori privat ka rritje dhe për këtë arsye duhet të përkrahet edhe më shumë nga Qeveria.

Kurse shefi i APIK-ut, Mustaf Hasani tha se ata do të vazhdojnë me aktivitete për tërheqjen e investitorëve të huaj për investime në Kosovë. Kurse sipas tij, aktivitetet gjatë javës së biznesit kanë qëllim të prezantojnë prodhimet vendore dhe të tregohet se produktet kosovare janë të cilësisë së lartë.

“Javët e Biznesit Kosovar”, do të vazhdojnë edhe në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë.. Javët e biznesit nuk do të mbanë në Gjilan sikur në vitet e më pashme. /Telegrafi/