LAJMI I FUNDIT:

Fillon bartja e ANP-së tek Limak-u

Fillon bartja e ANP-së tek Limak-u

Sot fillon procesi i ekzekutimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Limak Kosovo International Airport JSC (LKIA), që nënkupton transferimine Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tek konzorciumi turko-francez Limak-Aeroports de Lyon.

Partneri Publiko Privat, në bazë të kushteve të Marrëveshjes së PPP-së për ANP-në, ka kërkuar që afati të zgjatet për 30 ditë.

Këtij procesi, i ka paraprirë përmbushja e një numri të konsiderueshëm parakushtesh, e ndër to sigurimi i financimit nga LKIA, miratimi i dizajneve për terminalin e aeroportit, etj.

Siç është thënën edhe më herët, Limak-Aeroports de Lyon i është dhënë kontrata më 12, gusht 2010 pasi që i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim. Prej konzorciumit Limal-Aeroports de Lyon kërkohet që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar ANP-AJ, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri.


Gjithashtu nga partneri privat kërkohet të operoj me Aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë. Republika e Kosovës do të mbajë 100 për qind të pronësisë së pasurive të Aeroportit. /Telegrafi/