LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë para-porositë për BlackBerry Classic, paraqitet në dhjetor

Fillojnë para-porositë për BlackBerry Classic, paraqitet në dhjetor

Në shtator të këtij viti, BlackBerry Passport ishte hiti i muajit, bashkë me disa modele tjera të telefonave, ndërsa tani kompania kanadeze BlackBerry me sa duket ka përgatitur një model tjetër të telefonit më klasik, për të cilin gjithashtu është folur mjaft shumë deri më tani.

BlackBerry Classic tashmë ka filluar të shitet me para-porosi në dyqanet e BlackBerry në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, për çmime që fillojnë prej £349 apo $449.

Kompania e njohur kanadeze ka thënë se pritjet e saj janë që dërgesat dhe shitjet fizike të telefonit të saj të ri të fillojnë nga mesi i muajit dhjetor.

Modeli i ngjashëm me BlackBerry Bold, Classic përsëri sjell tastierën fizike dhe butonat e famshëm për navigim.


Mirëpo, kësaj radhe dallimi në versionin e ri të telefonit është 10.3.1 OS që adreson disa nga problemet e mëparshme të modeleve të kaluara të telefonave.

BlackBerry ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Amazon, që nënkupton se shumica e aplikacioneve mobile të sistemit më të madh operativ Android do të jenë në dispozicion për përdoruesit e telefonit të ri, të cilët mund të qasen në aplikacione përmes dyqanit virtual të aplikacioneve.

Me gjithë dallimin në dizajn, BlackBerry Classic sjell edhe karakteristika konkurruese me modelet më të avancuara të telefonave aktual në treg, duke përfshirë procesorin dual-core 1.5GHz, 2GB RAM me 16GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet me microSD kartelë.

Madhësia e ekranit të Classic është 3.46” me rezolucionin prej 720 x 720 HD dhe 291 ppi, ndërsa kamera e pasme e telefonit sjell 8MP, me atë të përparmen me 2MP. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Motorola G85 arrin

Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë

Teknologji
Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Teknologji
Kalo në kategori