LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë dërgesat e iPhone 5

Fillojnë dërgesat e iPhone 5

Para-porositë e iPhone 5 kanë filluar prej të premtes së javës së kaluar, ndërsa tani thuhet se blerësit e rinj të modelit më të ri të telefonit të Apple tashmë kanë filluar ta marrin telefonin e shumë-pritur.

Sipas MacRumors, disa blerës të iPhone 5 tashmë kanë raportuar se dërgesat e tyre janë nisur nga Kina, mirëpo që të njëjtit përsëri nuk do t’i marrin telefonat e tyre para ditës së premte, pasi që Apple zakonisht nuk e bën dorëzimin para datës zyrtare të shitjes së produkteve të saja.

iPhone 5 pritet të jetë modeli më i famshëm i një telefoni të mençur deri më sot. Për të gjithë ata që nuk janë informuar në detaje, iPhone 5 vjen me ekran më të madh, përkatësisht ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, kontrast 16:9, dizajn më të hollë, dhe ndër tjera, edhe me mbështjellës prej xhami dhe alumini. / Telegrafi /