LAJMI I FUNDIT:

Filarmonia do t’i mbyllë 40-të Ditët e muzikës së Maqedonisë

Filarmonia do t’i mbyllë 40-të Ditët e muzikës së Maqedonisë

40 Ditët e muzikës së Maqedonisë do të përfundojnë sonte me koncert simfonik të Filarmonisë së Maqedonisë. Solist do të jetë violonçelisti Gal Faganel (Sllovenia/SHBA, ndërsa koncertin do ta udhëheqë dirigjenti britanik Chris Rasman, përsjell Telegrafi Maqedoni.

Ditët jubilare të muzikës së Maqedonisë, të cilat i organizon Lidhja e kompozitorëve të Maqedonisë, këtë vit në program kishin 11 termine koncertale, si dhe seminare, prezantime dhe ligjërata. Manifestimi ka filluar më 27 mars me koncert të muzikës instrumentale ‘Apokaliptikum’ të Dragan Dautovskit. /Telegrafi/