LAJMI I FUNDIT:

Figo: Nuk do të luajë më futboll

Figo: Nuk do të luajë më futboll

Luis Figo ka mohuar spekulimet kinse do ta shtyjë pensionimin e tij, për t’iu bashkëngjitur Real Mallorcas ose Tottenham Hotspurit këtë afat kalimtar.

“Kam dëgjuar për interesimin (e Tottenham) mirëpo njeriu që ka shprehur interesim (pronari i ri i Spursave) nuk është ende president i klubit”.

“Asistenti im është në dijeni për interesimin e Mallorcas, por për momentin prioriteti im është që të pushoj dhe nuk mendoj që të kthehem sërish në fushë”.

“Nëse do të dëshiroja të luaj futboll do të vazhdoja të luajë për Interin”, ka thënë Figo.