LAJMI I FUNDIT:

FIFA po shqyrton rastin e FFK-së

FIFA po shqyrton rastin e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë sot një shkresë nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA, të nënshkruar nga presidenti i saj, Sepp Blatter.

Në këtë letër thuhet: “I nderuari president Vokrri, ju faleminderit për letrën tuaj të datës 24 gusht, 2009. Ne jemi duke shqyrtuar situatën (rastin) tuaj në pikëpamje jo vetëm të federatës, por edhe të klubeve dhe lojtarëve. Ne do t’u kontaktojmë sërish pas takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Rio de Zhaniero”. /rtk/telegrafi/