LAJMI I FUNDIT:

FIFA gjobit Shqipërinë për shkak të dronit me mesazh për Taulant Ballën

FIFA gjobit Shqipërinë për shkak të dronit me mesazh për Taulant Ballën
(Foto: SuperSport)

Pas ndëshkimit me 150 mijë franga dhe një ndeshje pa tifozë për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët shqiptarë në sfidën kualifikuese ndaj Polonisë, kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër ndëshkim nga FIFA.

Kuqezinjtë janë ndëshkuar nga komisioni i Disiplinës i Organizmit më të lartë të futbollit botëror me një tjetër gjobë për një episod në sfidën e 5 shtatorit ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, ndeshje e fituar 1-0 nga kuqezinjtë me një gol pak minuta para fundit të Armando Brojës.

FIFA ka gjobitur FSHF-në me 37 mijë e 500 franga të tjera për shkak se mbi stadiumin Elbasan Arena gjatë kohës që po luhej ka fluturuar një dron i cili po valviste një pankartë me një mesazh të papërshtatshëm për eventet sportive.


Bëhet fjalë për dronin me mesazh politik “ Taulant Balla Elbasani ty të do”, kushtuar drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori