LAJMI I FUNDIT:

Fiat mohon mbylljen e impianteve

Fiat mohon mbylljen e impianteve

Shtëpia automobilistike “Fiat” ka përgënjeshtruar të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sipas së cilës kompania parashikonte shkurtimin e 18 mijë vendeve pune dhe mbylljen e 10 impianteve Fiat-Opel.

“Informacionet e publikuara nga ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, rreth projektit Fiat-Opel, nuk janë të vërteta dhe nuk janë pjesë e asnjë plani të Fiat-it”, thuhet në një komunikatë për shtyp të kompanisë. /Telegrafi/tch/