LAJMI I FUNDIT:

FIAT, interesohet edhe për OPEL-in gjerman

FIAT, interesohet edhe për OPEL-in gjerman

Kompania italiane e prodhimit të automjeteve, FIAT, duket se do ta zgjerojë operacionin e saj financiar në kuadrin e krizës financiare që ka prekur dukshëm këtë sektor.

Bëhet e ditur paraprakisht se pas angazhimit tek sipërmarrja likuide amerikane Chrysler, koncerni italian i automjeteve FIAT, është i vendosur të blejë edhe OPEL-in gjerman.

Për këtë gjë, informacionet njoftojnë se shefi italian i FIAT, Sergio Marchionne, do të flasë të hënën në Berlin me ministrin e Ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg dhe me ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Marchionne do t’i paraqesë qeverisë gjermane një plan fillestar, i cili parashikon që fabrikat gjermane të Opelit në Rüsselsheim, Eisenach, Kaiserslautern dhe Bochum do të mbeten, por jo në përmasat e tyre të tanishme.


Marchionne kërkon të krijojë në fakt, një koncern global automjetesh, që prodhon në vit të paktën pesë milionë automjete.

Por bëhet e ditur se përveç FIAT-it, për OPEL-in, po interesohet edhe furnizuesi austriako-kanadez për pjesë automjetesh, Magna.