LAJMI I FUNDIT:

FFK reagon për dhunën e shkaktuar në ‘Fadil Vokrri’ i bën me dije klubeve se është në dispozicion për të asistuar në organizimin e ndeshjeve

FFK reagon për dhunën e shkaktuar në ‘Fadil Vokrri’ i bën me dije klubeve se është në dispozicion për të asistuar në organizimin e ndeshjeve

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas sherrit që ndodhi mbrëmë para fillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Tifozëritë e dy skuadrave patën një përplasje mes tyre 10 minuta para fillimit të ndeshjes, gjë që bëri që takimi derbi të nisë me vonesë.

FFK ka dënuar ashpër dhunën e shkaktuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa ka kërkuar nga klubet që të jenë më të përgatitura në organizimin e ndeshjeve në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në stadiume të ndihen të sigurt.


Po ashtu, FFK i ka bërë me dije klubeve se është gjithmonë në dispozicion për të asistuar sa herë që klubet kanë nevojë dhe kërkojnë ndihmë.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër incidentin e shkaktuar mbrëmë në kuadër të ndeshjes së xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe FC Ballkani në kryeqytet.

Stadiumi “Fadil Vokrri” dhe çdo stadium tjetër në Kosovë, duhet të jetë vendi ku tifozeritë në mënyrë të dinjitetshme marrin pjesë për të përkrahur skuadrat e tyre, por nuk duhet të shihen si arena për të shprehur mllefin personal apo grupor, duke shkaktuar incidente të tilla si në ndeshjen e mbrëmshme, kur tifozët e Prishtinës depërtuan nga pjesa e tribunës lindore në atë veriore dhe sulmuan tifozët e Ballkanit me mjete të forta.

Po ashtu, nga organet e rendit është raportuar se në rrugën “Enver Zymberi” pak para fillimit të ndeshjes ka pasur edhe therrje me thikë pas një përleshje ndërmjet disa personave.

FFK dënon ashpër çdo akt dhune dhe çdo incident që cenon shëndetin e njeriut dhe të të gjithë pjesëmarrësve në stadiumet e futbollit.
Dhuna në njerëz por edhe vandalizmi është i papranueshëm dhe si të tillë duhet ta luftojmë.

FFK kërkon nga klubet të jenë dukshëm më të përgatitura në organizimin e ndeshjeve në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në stadiume të ndihen të sigurt. Po ashtu, ftojmë klubet dhe organet e rendit që t’i identifikojnë personat e dhunshëm dhe t’u ndalohet hyrja në stadiume, ngase ata nuk ia dëshirojnë të mirën as klubit të tyre e as futbollit në përgjithësi.

Po ashtu, Shtëpia e Futbollit është gjithmonë në dispozicion për të asistuar sa herë që klubet kanë nevojë dhe kërkojnë ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori