Nga: Syaikh Ihsan bin Dahlan al-Jamfasi al-Kadiri, Shahr
Sheiku al-Ramli – Zoti e mëshiroftë! – u pyet lidhur me një grup njerëzish që kur mblidhen së toku – jo në mënyrë të qortueshme, por duke iu drejtuar Zotit Fort-të-Lartë e duke lutur Profetin – Zoti u luttë për të e i dhëntë paqen – pinë kafe ngase ajo i ndihmon të rrinë zgjuar e pa gjumë, pra për mirë. A është e ndaluar ta pinë atë, duke pasur parasysh që disa thonë se ajo të deh [iskar] e të merr mendjen [idrar], apo jo? A duhet vepruar siç mendon gjithë dynjaja, që ajo as nuk të deh as të merr mendjen, apo siç mendojnë disa të paktë, të kundërtën? Duhet vepruar siç pohojnë ata që e përdorin apo siç bëjnë ata që nuk e përdorin? Duhet trajtuar edhe ajo si ato pije që të dehin e të marrin mendjen, pra si diçka e ndaluar, apo jo?
Ai u përgjigj se është e lejuar që ajo të pihet. Sepse themeli, kur bëhet fjalë për gjëra konkrete, është të qenët i lejueshëm. Sepse gjërat janë krijuar për t’u bërë mirë shërbëtorëve [të Zotit]. Sikurse thuhet në sure: “Thuaj: ‘Në atë çka më është zbuluar nuk gjej kurrgjë të ndaluar’.” Dhe sepse ajo [kafeja] nuk është as dehëse e as marramendëse.
Një grup njerëzish, te të cilët kam besim, mes kërkuesve të dijes e mes atyre që e përdorin atë, më kanë njoftuar se ajo as të deh e as të merr mendjen. Dhe njoftimi [që vjen] prej të shumtëve do të ketë përparësi ndaj njoftimit [që vjen] prej të paktëve, ndërsa njoftimi [që vjen] prej atyre që e përdorin do të ketë përparësi ndaj njoftimit [që vjen] prej të tjerëve. /Marrë nga profili në Facebook i studiuesit Aurel Plasari/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City