LAJMI I FUNDIT:

Festojmë me (pa) drita

Festojmë me (pa) drita

Pavarësisht se zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) thonë se gjatë ndërrimit të moteve do të ketë rrymë më bollëk, kjo nuk po shihet në terren sidomos në vendet rurale dhe komunat më të vogla. KEK-u thekson se për t’i furnizuar qytetarët me rrymë do t’i ketë të gatshme pesë njësi prodhuese.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha për Telegrafi.com se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pasur një furnizim sa më të mirë. “Furnizimi do te jetë mjaft stabil. Planifikojmë të furnizojmë me energji elektrike në mënyrë konstante të gjitha konsumatorët”, tha ai, duke u bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.

Buzhala tha se KEK-u ka rritur në mënyrë të ndjeshme furnizimin dhe kategoritë A dhe B i kanë harruar reduktimet, por sipas tij, objektiv i KEK-ut është t’i furnizojë të gjithë konsumatorët pa ndërprerje pavarësisht festave.

“KEK ka të gatshme 5 njësi prodhuese. Në sistem do të jenë 4 njësi, dy blloqe të TC ‘Kosova A’ dhe dy blloqet e TC ‘Kosova B’, të cilat së bashku me HC ‘Ujmani’ prodhojnë deri në 800 megavatë orë energji elektrike, si dhe një njësi e TC ‘Kosova A’ që është rezervë e ftohtë prej 120 megavatë orë, do të aktivizohet në rast të situatave të paplanifikuara”, tha zëdhënësi Buzhala.


Varësisht nga kërkesa për energji sipas zëdhënësit të KEK-ut do të ketë import, pasi kapacitetet prodhuese nuk mjaftojnë për mbulimin e kërkesës e cila po tejkalon 1100 megavatë orë energji elektrike.

Por pavarësisht, këtyre deklaratave të zyrtarëve të KEK-ut reduktimet janë ende prezentë. Gjatë ditës së enjte ka pasur reduktime në Komunën e Vushtrrisë me rrethin dhe në komuna të tjera por mbetët të shohim se si do t’i furnizoj KEK-u me rrymë kosovarët për festën e Vitit të Ri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori