LAJMI I FUNDIT:

Festë në Gjakovë, Vëllaznimi fiton ndaj Trepçës

Festë në Gjakovë, Vëllaznimi fiton ndaj Trepçës
(Foto: Facebook/KB Vellazenimi)

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Gjakovë, Vëllaznimi ka mundur Trepçën me shifrat 75-72 (15:21, 22:16, 15:17, 23:18), në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Takimi ishte jashtëzakonisht interesant dhe dramatik deri në fund, ku hero ishte Burim Zekiqi, ndërsa pikët vendimtare i realizoi Anthony Adger.

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas mysafirët shkëputen në 13:21, që ishte epërsia më e lartë deri në ato momente, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 15:21. Kuqezinjtë rikthehen shpejt në periodën e dytë, ku arritën të barazojnë rezultatin dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe kjo dëshmohet edhe se, pesë herë rezultati u barazua, ndërsa hera e fundit ishte 37:-37, sa përfundoi pjesa e parë.


Periudha e tretë ishte shumë interesante, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputen dhe rezultati pas 30 minutash ishte 52:54. Me një seri prej 0:9, ‘Xehetarët’ u shkëputën në 52:63, por vendasit nuk dorëzohen dhe sërish ngushtuan shifrat në 66:68, dy minuta nga fundi, e më pas kalojnë në epërsi 72:69, me tri treshe fantastike nga i jashtëzakonshmi Burim Zekiqi, i cili shënoi nga rreth tetë metra, duke u bërë hero për vendasit. Dramë u zhvillua deri në fund, ku Kendrick Brown barazoi shifrat në 72:72, ndërsa në frymën e fundit shënoi treshe Anthony Adger për rezultatin përfundimtar 75-72 dhe festa pushtoi “Shani Nushin” në Gjakovë.

Burim Zekiqi ishte më i miri te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa u ndihmua nga Damonte Dodd me 15 pikë e 15 kërcime, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 17 pikë dhe Erjon Kastrati me 14 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore e katër humbje, kurse Trepça katër fitore e tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori