LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli shpërndan mbi 500 dhurata në prag të Vitit të Ri

Ferronikeli shpërndan mbi 500 dhurata në prag të Vitit të Ri

Kompania NewCo Ferronikeli në prag të Vitit të Ri ka shpërndarë mbi 500 dhurata për fëmijët jetim të Komunës së Lipjanit, ata të Handikos-it si dhe fëmijët e Kopshtit “Ardhmëria” të Drenasit.

Përfaqësuesi i Kuvendit Komunal të Lipjanit, Shkelzen Hajdini falënderoi NewCo Ferronikelin që në prag të festës gëzuan mbi 300 fëmijë jetim të këtij rajoni që siç u shpreh ai janë kategoria më e rëndë e këtij rajoni.

Ndërkaq Panagiotis Kouzoupis, përfaqësues i NewCo Ferronikelit, në këtë aktivitet humanitar shfrytëzoi rastin t’ju uroj festat e fundvitit fëmijëve të pranishëm dhe po ashtu potencoi se “Ju falënderojmë shumë që keni ardhur, vërtet kjo për ne është një ndjenjë shumë e mirë. Kjo ditë është ndër ditët më të rëndësishme të vitit, ditë më e veçantë se çdo dite pune që bëjmë gjatë vitit ngase po arrijmë që sadopak ti gëzojmë këta fëmijë në prag të festave”.


Po këtë ditë NewCo Ferronikeli u shpërndau dhurata edhe fëmijëve të qendrës “Handikos” të Drenasit. Gjatë shpërndarjes së këtyre dhuratave drejtori i kësaj qendre Behxhet Binaku, ndër tjerash tha “Zoti ju shpërbleftë që asnjëherë nuk po na harroni por çdo vit po i gëzoni fëmijët në këtë qendër”.

Dhurata morën edhe fëmijët e Kopshtit “Ardhmëria” të Drenasit, për të cilët babadimri u përkujdes që ti befasoi ata me dhurata pas një programi festiv që kishin përgatitur për Vitin e Ri.

Në shenjë falënderimi drejtoresha e këtij kopshti Minire Halilaj përveç falënderimeve që pati për Kompaninë NewCo Ferronikeli ajo po ashtu ndau edhe një mirënjohje për kompaninë në shenjë falënderimi për dhuratat.

NewCo Ferronikeli tanimë shpërndarjen e dhuratave e ka bërë traditë dhe çdo fundvit mundohet që ti gëzoi më të vegjlit në Drenas dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori