LAJMI I FUNDIT:

Ferrara i kënaqur me qëndrimin e Trezeguet në Juve

Ferrara i kënaqur me qëndrimin e Trezeguet në Juve

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, është i kënaqur që sulmuesi David Trezeguet do të qëndrojë me biankonerët.

“Pavarësisht humbjes tonë të fundit, kompensimi është në rikthimin në aksion të Trezeguet. David e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është për ekipin dhe për momentin e konsideroj atë si një element kyç”, ka thënë Ferrara.

“I kam shpjeguar që në ditën e parë të para-sezonit, se nuk kisha synime ta lejoj atë të largohet nga ekipi”, ka shtuar italiani.