LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e vegjël të Divjakës kërkojnë më shumë subvencione, problem largimi i të rinjve dhe kostot e punës

Fermerët e vegjël të Divjakës kërkojnë më shumë subvencione, problem largimi i të rinjve dhe kostot e punës

Fshatrat e zonës së Divjakës njihen ndryshe edhe si “supermarketi bujqësor” i vendit, kjo për shkak të prodhimit të bollshëm gjatë gjithë muajve të vitit. Për këtë ka ndikuar si klima, por edhe njerëzit punëtor që janë dedikuar bujqësisë.

Aktualisht nga zona po dalin prodhimet e qepës dhe patates, por duket se pavarësisht cilësisë së tregut për prodhuesit nuk është në nivelin e duhur, pasi çmimet aktuale të shitjes me shumicë nuk mbulojnë shpenzimet.

Nga ana tjetër ngritja e çmimeve të plehrave kimike, por edhe produkteve që përdoren në bujqësi janë rritur, çka ka ndikuar mjaft kostot e prodhimit.


Për fermerët e vegjël mbështetja masive me subvencione do ndihmonte në përballimin e kostove të punës, por në mjaft raste kjo nuk përfitohet duke i vënë në vështirësi.

Bujqësia është e lidhur ngushtë me punësimin në zonat rurale dhe largimi i të rinjve po ndihet mjaft edhe në këtë fushë, e cila nuk preferohet me nga të rinjtë, që janë drejtuar në qendrat e mëdha urbane, por edhe në emigracion.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori