LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj me masa shtesë kundër COVID-19

Ferizaj me masa shtesë kundër COVID-19

Pas konfirmimit të 35 rasteve të reja me COVID-19 në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu mblodhi sot Shtabin Emergjent, për të diskutuar në lidhje me veprimet e ardhshme në përballimin e gjendjes aktuale me koronavirus.

Nga ky takim dolën përfundimet që të riorganizohen kapacitetet operuese në terren të ekipeve emergjente për organizimin në lidhje me vendbanimet e vendosura në karantinë.

Sipas masave mbrojtëse shtesë, marketet dhe furrat, por edhe gjithë shërbimet ushqimore urdhërohen të shtojnë masat mbrojtëse, marketet të mbajnë strikt distancën sociale mes konsumatorëve, të dezinfektojnë shportat e shërbimit.


Po ashtu, furrat e bukës duhet së paku të kenë dy punonjës një për shërbimin e ofrimit të produktit, ndërsa tjetri për kryerjen e pagesave, me masa mbrojtëse, që të shmanget kontakti i infeksionit eventual nga qarkullimi i monedhave.

Në takim u bë e ditur se masa e karantinimit në këtë komunë po respektohet me përpikëri nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori