LAJMI I FUNDIT:

“Ferizaj 2” ndikimet e tij në ambient

“Ferizaj 2” ndikimet e tij në ambient

Për ndikohen në ambient të premten në Ferizaj është organizuar një debat publik lidhur me ndikimet në çështje ambientale të projektit për ndërtimin e Nënstacionit të ri 400/110 kV Ferizaj 2 dhe linjave ndërlidhëse.

Në Debatin Publik kanë marrë pjesë qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe të komunave të Ferizajt, Gjilanit dhe Vitisë, u prezantua Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis(VNM) të Paket Projektit “Ferizaj 2”.

Raporti i VNM-së për këtë projekt i cili është hartuar duke u bazuar në të gjitha ligjet ekzistuese në Kosovë që kanë të bëjnë me Energjinë dhe Mjedisin dhe duke ndjekur standardet e ligjeve të vendit dhe ato ndërkombëtare, ka pasur për qëllim identifikimin dhe parashikimin e ndikimeve të mundshme në mjedis si rezultat i këtij projekti.

Drejtori për menaxhim të projekteve dhe Inxhinieri në KOSTT Ilir Shala, theksoi se paket Projekti Ferizaj 2 është projekt tejet i rëndësishëm për përmirësimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.


“Ky projekt do të rritet siguria dhe besueshmëria e operimit të Rrjetit Transmetues dhe rrjedhimisht mundësohet përkrahja e zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të rajonit të Kosovës Jug-Lindore e më gjerë”, tha Shala.
]
Paket Projekti Ferizaj 2 është projekti i KOSTT-it, dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës dhe Komisionit Evropian.

“PP Ferizaj 2 përmban ndërtimin e nënstacionit NS 400/110 kV – Ferizaj 2 dhe ndërtimin e linjave ndërlidhëse 400 kV dhe 110 kV, që lidhin këtë nënstacion në anën 400 kV me NS Kosova B dhe NS Shkupi 5, kurse në anën 110 kV me NS Bibaj, NS Sharr, NS Kosova A dhe NS Gjilani 5”.

Ndërtimi i Nënstacionit Ferizaj 2 bashkë me linjat përcjellëse do të kalojnë nëpër territoret e Komunave të Ferizajt, Vitisë dhe Gjilanit, përderisa punimet për ketë projekt, planifikohet të fillojnë në fillim të këtij muaji dhe pritet të përfundojnë brenda 22 muajve të ardhshëm. /Telegrafi/