LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Reali ende nuk ka ekuilibër

Ferguson: Reali ende nuk ka ekuilibër

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se djajtë e kuq mund t’ia dalin edhe pa Ronaldon në ekip, por e ka vënë në pyetje baraspeshën e Real Madridit.

“Edhe unë e di mirë se humbja e 26 golave në sezon nga një futbollist anësor është vështirë të zëvendësohet, por do të përpiqemi pasi një gjë e tillë është natyrore për këtë klub dhe pritjet nuk ndryshojnë pavarësisht nëse e keni Ronaldon ose Valencian”, ka thënë Ferguson.

“I kam thënë Ronaldos kur u largua se në Real mund të luajë si mbrojtës i qendër; mendoj se nuk kanë një të tillë. Nuk do të doja të jem Pellegrimi dhe ta zgjedh ekipin. Është vështirë me gjithë ata individualistë të arrihen ekuilibri i duhur”, ka shtuar skocezi.