LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Ferrara do të bëhet trajner i madh

Ferguson: Ferrara do të bëhet trajner i madh

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i cili më shumë se kushdo tjetër ka të drejtë të flasë për profesionin e tij, thotë se trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, do të arrijë suksese të mëdha me Bianconerët.

“Për mua Ferrara nuk është një zbulim. As diçka e re. Unë e njoh Ciron pasi jemi përballur disa herë si kundërshtar- ai do të ketë sukses, shumë sukses”.

“Ai po drejton një skuadër të madhe siç është Juventusi dhe e di mirë këtë. Nuk ka asgjë të fshehtë, ai mund ta shohë edhe nuancën më të vogël. Mendoj se ai do ta ketë një të ardhme përplot arritje”, ka thënë Ferguson për “Tuttosport”.