LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Chelsea kërcënim më i madh se Liverpooli

Ferguson: Chelsea kërcënim më i madh se Liverpooli

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh Chelsean e Carlo Ancelottit si një kërcënim shumë më të madh për titull se sa Liverpoolin.

“Liverpooli mbase e pati sezonin më të mirë në 20 vitet e fundit dhe ende përfundoi katër pikë prapa. Ishte Chelsea kërcënimi kryesor. Ancelotti do të ndryshojë shumë mënyrën e lojës”, ka thënë Ferguson.

“Ata do të luajnë në stilin e Milanit. Kjo lojë i solli atij dy kupa evropiane dhe do të duhej të ishin tre, pasi ata kurrë nuk duhej të humbnin ndaj Liverpoolit. Andaj pse duhet ta ndryshojë këtë lojë?”, ka shtuar skocezi.