LAJMI I FUNDIT:

‘Fenomeni’ Ronaldo: Mbappe ka karakteristika të ngjashme me të miat, jam tifoz i tij

‘Fenomeni’ Ronaldo: Mbappe ka karakteristika të ngjashme me të miat, jam tifoz i tij

Ish-ylli i Interit dhe Real Madridit, braziliani Ronaldo ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe i kujton brazilianin veten e tij.

Braziliani ishte një nga super yjet në fund të viteve 90-ta dhe në fillim të viteve 2000, duke luajtur për Barcelonën, Interin dhe Real Madridin.

‘El Fenomeno’ ishte i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera dhe ritmin e jashtëzakonshëm, dhe dy herë fituesi i Kupës së Botës beson se Mbappe ka cilësi të ngjashme.


Ylli i ri i PSG-së ishte me ndikim kur Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe u lidh me një transferim të madh në ish-klubin e Ronaldos, Real Madrid, këtë verë.

PSG e fitoi betejën për Mbappen, por lufta me Realin vazhdon
Lexo po ashtu PSG e fitoi betejën për Mbappen, por lufta me Realin vazhdon

Kur 44-vjeçari u pyet nëse ka lojtarë të ngjashëm me veten në futbollin e sotëm, dy herë fituesi i Topit të Artë tregoi gishtin nga Mbappe.

“Ai ka karakteristika të ngjashme me të miat”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Ai ka cilësi të çmendura, ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe di ta përdorë atë me ritëm të lartë”.

“Mbappe ka një avantazh ndaj mbrojtësve dhe anashkalon portierët. Ai ka aftësi vrapimi”.

“Më pëlqen Mbappe, unë bëj tifo për të”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori