LAJMI I FUNDIT:

PSG e fitoi betejën për Mbappen, por lufta me Realin vazhdon

PSG e fitoi betejën për Mbappen, por lufta me Realin vazhdon
(Foto: Instagram/k.mbappe)

Kur u mbyll afati kalimtar të martën mbrëma në Spanjë, u bë e qartë se Kylian Mbappe do të mbetej te Paris Saint-Germaini, përkundër përpjekjeve të Real Madridit për të siguruar nënshkrimin e tij.

Dy superyjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërruan klube, ndërsa pritej që ky afat veror të kompletohej edhe me transferimin e kampionit të botës te Mbretërit.


Porse kjo nuk ndodhi. Edhe pse u raportua se Los Blancos ofruan më shumë se 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit francez.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Deri në mbyllje të afatit kalimtar, PSG as nuk i kthente përgjigje Realit dhe në këtë mënyrë e fitoi betejën. Mirëpo, lufta vazhdon dhe koha punon kundër klubit francez.

PSG i ka ofruar pagën më të lartë në klub Mbappes për të rinovuar kontratën, por francezi e ka refuzuar – ai ka në mendje Real Madridin
Lexo po ashtu PSG i ka ofruar pagën më të lartë në klub Mbappes për të rinovuar kontratën, por francezi e ka refuzuar – ai ka në mendje Real Madridin

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në fund të sezonit dhe ai e dëshiron kalimin te Madridi, ashtu që klubi spanjoll pritet ta transferojë pa para në verën e vitit 2022.

Los Merengues mund të nisin negociatat për marrëveshje personale me lojtarin që në janar dhe pastaj ta transferojnë me parametrat zero në afatin e ardhshëm veror. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori