LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i rrallë që e ndriçoi qiellin me shumë ngjyra (Foto)

Fenomeni i rrallë që e ndriçoi qiellin me shumë ngjyra (Foto)

Banorët e qytezës Xilinhot të Kinës, kanë pasur rastin të shohin një pamje të rrallë të qiellit.

Si pasojë e grimcave të ngrira të shiut që kanë qëndruar pezull në ajër, është krijuar një mashtrim optik, duke bërë që të duken shtylla të ndryshme në ajër, transmeton Telegrafi.

Varësisht nga dritat e ndërtesave, është krijuar edhe pasqyrimi i tyre në ajër, duke dhënë një pamje të rrallë.

Kjo pamje që është dukur se po e lidhin qytezën me qiellin, ka zgjatur deri në orët hershme të mëngjesit. /Telegrafi/