LAJMI I FUNDIT:

Femrat që ushtrojnë gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me zemër të shëndetshme

Femrat që ushtrojnë gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me zemër të shëndetshme

Sipas studiuesve amerikanë dhe gjermanë, fëmijët, nënat e të cilëve kanë ushtruar gjatë shtatzënësisë, do të kenë enë gjaku të shëndetshme në jetën e mëvonshme.

Studiuesi mendojnë se kjo është për shkak se ushtrimet mund të programojnë arteriet e një foshnje për t’i rezistuar problemeve me zemrën.

Udhëzimet e tanishme për gratë shtatzëna rekomandojmë tridhjetë minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në shumicën e kohës nëse jo të gjitha ditët e javës.

Ka mendime të ndryshme se kur duhet të nisë aktiviteti fizik, por mjekët në një shtatzani normale rekomandojnë që ushtrimet e moderuara të fillojnë që me nisjen e shtatzanisë dhe të zgjasin deri në javën e 36 meqë mund të ketë fillim të aktivitetit të lindjes. Zakonisht ka një mendësi që edhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë shtatzanisë, ditët e fundit duhet të ecim sa më shumë.


Përgjithësisht duhet të themi se ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë, por ju duhet të pushoni të paktën për 1-2 orë pas tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori