LAJMI I FUNDIT:

Feith: Qeveria të bashkëpunojë me Auditorit

Feith: Qeveria të bashkëpunojë me Auditorit

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të funksionoj Zyra e pavarur e Auditorit të Përgjithshëm dhe Institucionet e Kosovës duhet ta mbështesin atë sa i përket llogaridhënies. Kështu u vlerësua gjatë një takimi midis Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith, me Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson.

Pas këtij takimi Olofsson është shprehur se, do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partnerët në mënyrë që të krijohen praktika më të qarta të llogaridhënies mes Kuvendit, Qeverisë, shpenzuesve të buxhetit dhe zyrës së tij.

“Jam i bindur se partnerët e mi e kuptojnë nevojën për një Zyrë të Auditorit të Përgjithshëm vërtet të pavarur në procesin e llogaridhënies. Po ashtu, jam i bindur se ata në praktikë do të marrin masa të rrepta për të siguruar pavarësinë financiare dhe mjetet e mjaftueshme. Kështu na mundësojnë të kryejmë rolin tonë si Institucion më i Lartë i Auditimit ndaj popullit të Kosovës në përputhje me mandatin tonë.”

Ndërkaq Feith ka pohuar se, pavarësia e Auditorit të Përgjithshëm nga çdo ndikim është vendimtare në përmbushjen e mandatit të tij, për të siguruar një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe të menaxhimit financiar nga ana e Qeverisë, komunave dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Prandaj, Auditori i përgjithshëm i jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.


“Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar donatorët e Kosovës, të cilët i financojnë projektet e menaxhuara nga institucionet e Kosovës”.

Feith po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që Auditorit të Përgjithshëm t’i ofrojnë bashkëpunim të mirë, ndërsa unë do ta monitoroj nga afër marrëdhënien ndërmjet Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe institucioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori