LAJMI I FUNDIT:

Feith i shqetësuar për emërimet në ndërmarrjet publike

Feith i shqetësuar për emërimet në ndërmarrjet publike

Zyra Ndërkombëtare Civile, që udhëhiqet nga Pieter Feith, është e shqetësuar për emërimet e anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike, veçanërisht në Korporatën Energjetike të Kosovës si dhe në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Ndonëse, anëtarët e bordeve janë emëruar nga Qeveria më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kjo e fundit deri tash nuk e ka informuar ICO-në nëse njerëzit që janë vendosur në borde kanë bagazh të duhur profesional. Dhe ka qenë Pieter Feith që gjatë kësaj jave i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi më shumë informacione për anëtarët e bordeve, ka thënë drejtori i komunikimeve në ICO, Andy McGuffie, në një intervistë për Kohavisionin.

“Qeveria ka thënë se do të na japin informacionet sa më shpejt që të munden. E di që përfaqësuesi civil ndërkombëtar e ka ngritur këtë çështje me kryeministrin përmes kontakteve normale gjatë kësaj jave. Kështu që kemi besim se Qeveria do të na japë këto informacione”, ka deklaruar McGuffie.

Sipas tij, bordet do të rishikohen nga Zyra Ndërkombëtare Civile dhe më pas të dhënat do t’i dërgohen edhe Grupit Ndërkombëtar Drejtues, të cilit Feith i jep llogari.


“PTK-ja dhe KEK-u zyrtarisht i kanë caktuar bordet dhe Qeveria ka bërë emërimin për këto borde. ICO-ja i ka disa shqetësime për këto emërime. Ne kemi kërkuar më shumë informacione për emërimet. Qeveria është pajtuar se do të na japë ato informacione. Ne duhet t’i shikojmë ato në mënyrë ICO-ja t’i dorëzojë ato të dhëna tek Grupi Ndërkombëtar Drejtues dhe për të siguruar që parimet e qeverisjes së mirë janë zbatuar. Kjo nënkupton që njerëzit me kualifikim të duhur të vendosen në këto borde”, tha ai .

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka premtuar se gjatë kësaj jave Zyra e Feithit do t’i ketë të gjitha informatat për anëtarët e bordeve e ndërmarrjeve publike. Opozita dhe shoqëria civile vazhdimisht kanë kritikuar ekzekutivin për anëtarët e bordeve të këtyre ndërmarrjeve, duke thënë se aty janë vendosur njerëz të partive politike pa kualifikime të duhura profesionale. /Kohavision/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori