Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do ta ketë një përfaqësues në një Komision të FIBA Botës. Bëhet fjalë për emërimin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në Komisionin e FIBA 3×3 nga Bordi Qendror i FIBA-s. Emërimi i Dushkut sipas Bordit Qendror të FIBA-s ka ardhur si rrjedhojë e aftësive, përvojës dhe angazhimit të saj për zhvillimin e basketbollit.
Konform Statutit të FIBA-s, Komisioni 3×3 ka këto detyra:
- a) Të hartojë rekomandime për përmirësimin e qeverisjes dhe organizimit të basketbollit 3×3 dhe për prezantimin e garave të reja zyrtare të 3×3;
- b) Të japë këshilla për ndarjen e garave zyrtare të basketbollit 3×3;
- c) Të jetë përgjegjës për trajnimin, ekzaminimin dhe zbatimin e kualifikimit të kërkuar të të gjithë zyrtarëve të 3×3;
- d) Të hartojë tekstin e Rregullave të Basketbollit 3×3 të FIBA-s, të hartojë ndryshime në këto rregulla për t’u miratuar nga Bordi Qendror, të japë interpretimin zyrtar të rregullave dhe të zgjidhë rastet ose rastet e dyshimta që nuk mbulohen qartë nga vetë rregullat;
- e) Të studiojë rregulloren që rregullon të gjitha garat 3×3 dhe të rekomandojë ndryshime në këto rregullore; dhe
- f) Të monitorojë gjendjen e 3×3 në mbarë botën dhe të japë rekomandime për zhvillimin e 3×3.
Mandati i Dushkut në FIBA Komisionin 3×3 është katërvjeçar (4) 2023-2027.
Duhet theksuar se Dushku është anëtare e Komisionit të të Rinjve në FIBA Evropë në mandatin 2023-2027, përderisa të njëjtin rol e ka pasur edhe në mandatin 2019-2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Suhareka dhe Feronikeli ’74 luajnë ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker