LAJMI I FUNDIT:

Fatos Arapi nderohet me çmimin “Kurora e artë”

Fatos Arapi nderohet me çmimin “Kurora e artë”

Në majën e karrierës së tij, poeti 80 vjeçar nga Shqipëria Fatos Arapi u nderua me çmimin "Kurora e artë" në Mbrëmjet Strugane të Poezisë, këtë vit.

Ai është poeti i parë shqiptar që nderohet me këtë çmim prestigjioz. Sonte në Strugë fillon edicioni i 47 i këtij manifestimi. Marrin pjesë 150 poetë nga 50 shtete. Fatos Arapi, fituesi i evenimentit, ka thënë për ALSAT se nuk ka gjë më të bukur, të jesh pjesë e këtij festivali me traditë më se 40 vjeçare, ku kanë marrë pjesë shumë poetë të njohur nga e gjithë bota.

Arapi gjatë jetës ka punuar si gazetar dhe si lektor. Ka shkruar mbi 25 libra dhe është figurë e spikatur, shumë e rëndësishme në letërsinë shqiptare. Për nder të tij, do të zhvillohen edhe seminare në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Institutin i Shkencave Politike dhe studimeve ndërkulturore. Për jetën dhe veprën Fatos Arapit, mik i vjetër i Strugës, do të flasë akademiku Ali Aliu. Mbrëmjet poetike do të zgjasin deri më 26 gusht.