LAJMI I FUNDIT:

Fansat mendojnë se Kylie Jenner ngjan me Kim Kardashian pas ndryshimeve në pamjen e saj

Fansat mendojnë se Kylie Jenner ngjan me Kim Kardashian pas ndryshimeve në pamjen e saj

Fansat e Kylie Jenner kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke thënë se ajo tani ngjan më shumë me motrën e saj, Kim Kardashian.

Pas publikimit të një fotografie të re në Instagram, shumë ndjekës ishin të hutuar dhe pyetën nëse ishte Kim apo Kylie. Disa madje sugjeruan se ajo po “kopjon” stilin e motrës së saj.

Në fotografinë e postuar, Kylie pozon me një veshje nudo që thekson dekoltenë dhe belin e saj të vogël, ndërsa ka një grimit më të lehtë se zakonisht, shkruan DailyMail.


Ajo gjithashtu kishte flokët e gjatë, të drejtuar, një ndryshim që nuk e ka bërë shpesh. Ky ndryshim i thjeshtë në stilin e saj solli reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e krahasuan atë me Kim.

Postimi i Kylie vjen pas disa polemikave, duke përfshirë akuzat që ajo kishte përdorur ilaçin Ozempic për të humbur pesha pas lindjes. Ajo e mohoi këtë, duke thënë se ka rifituar figurën përmes stërvitjes.

Kylie ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, Travis Scott, dhe ka folur hapur për vështirësitë emocionale që ka kaluar pas lindjes, duke përfshirë depresionin pas lindjes.

Kylie tani është në një lidhje me aktorin Timothee Chalamet dhe, sipas një burimi, është jashtëzakonisht e lumtur me të, me të cilin ka ndarë momente romantike kohët e fundit.

Megjithatë, ajo është ende e kujdesshme për ta mbajtur marrëdhënien private dhe larg vëmendjes së mediave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Kalo në kategori