LAJMI I FUNDIT:

Falja e borxheve me kushtëzime

Falja e borxheve me kushtëzime

Të gjithë atyre që do tu falen borxhet nga Qeveria e Kosovës, nuk do të “shpëtojnë” lehtë, pasi për të përfituar faljen e këtyre borxheve, Qeveria është duke i menduar disa forma të faljes.

Burime qeveritare kanë treguar për Telegrafin, se janë në fazën e konsultimeve për mënyrën dhe formën e faljes por sipas tyre do të ketë kushtëzime për të përfituar faljen e borxheve.

“Jemi në fazën e konsultimeve për mënyrën dhe formën e faljes së borxheve, por do të ketë kushtëzime për të përfituar faljen. Një ndër kushtëzimet që pritet të jetë, është edhe shlyerja e borxheve nga 2008 e këndej, për të përfituar faljen prej 1999 deri më 31 dhjetor 2008”, tha burimi i Telegrafit brenda Qeverisë.


Po ashtu sipas burimeve do të ketë edhe ndëshkime për ata që nuk kanë mbledhur borxhet dhe kanë penguar procedurat dhe masat ndaj individëve. /Telegrafi/