LAJMI I FUNDIT:

Falimentojnë edhe katër banka në SHBA

Falimentojnë edhe katër banka në SHBA

Autoritetet amerikane kanë mbyllur edhe katër banka të tjera të vogla, ku numri i bankave të falimentuara për vitin 2011 në SHBA është 11.

Gjatë vitit 2010, 157 banka amerikane me një investim 92 miliardë dollarë kanë falimentuar, ndërsa kjo shifër për vitin 2009 është 140 banka me një investim prej 169 miliardë dollarë, njoftoi New Mexico Business Weekly.

Instituti federal i sigurimeve bankare në SHBA njoftoi se bankat që falimentuan janë Ferset Community Tavos Bank në New Mexico, Banka Vayfergarin Step në Viskonsin, Banka First Stip në Kaomorgui të Oklahamës, dhe banka First Luisuiel në Kolorado. /Telegrafi/