LAJMI I FUNDIT:

Fabrikë e detergjentit “Blixt” në Lladoc të Podujevës

Fabrikë e detergjentit “Blixt” në Lladoc të Podujevës

Kapaciteti i kësaj fabrike është 4 mijë tonë në vit, lënda e parë vjen nga Skandinavia. Së pari këtu do të fillojmë me shitje, më pas edhe jashtë vendit”, shpjegoi perfaqesuesi i kompanise suedeze Anderson, duke shfaqur shpresë që President i Kosovës do të vijë pas një viti edhe për një fabrikë tjetër.

Përfaqësuesi i kompanisë suedeze, Bengt Anderson poashtu ka shpjeguar arsyet pse kompania suedeze ka vendosur të hyjë në investime në Republikën e Kosovës, konkretisht në komunën e Podujevës.

“Kemi kontaktuar me shumë njerëz këtu dhe kemi biseduar me ta, por ndër takimet tona të mëpasme ka qenë me z. Bajram Zejnullahu , i cili është një njeri jashtëzakonisht i mençur dhe i dijshëm, dhe pas këtij kontakti me Bajramin ne vendosëm që të vijmë këtu dhe të investojmë në Kosovë”, tha z.Anderson.

“Ne kemi filluar me këtë biznes, sepse kemi menduar se është një biznes shumë i mirë por me këtë biznes do të vazhdojmë edhe në vende të tjera. Ky është vetëm hap i parë që kemi filluar me këtë investim, por ne do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera. Ne perurim ka marre pjese edhe Presidenti Sejdiu. telegrafi