LAJMI I FUNDIT:

Fabrika e problemeve

Qytetarët e Drenasit përveç papunësisë dhe varfërisë se lartë po ballafaqohen edhe me rrezikun e madh nga ndotja e ambientit dhe shpërthimet periodike që shkakton fabrika e “Ferronikelit”. Pritjet e qytetarëve të kësaj komune se funksionalizimi i “Ferronikelit” do të ndikonte në masë të madhe në zhvillim ekonomik dhe social kanë dal të jenë të gabuara. Privatizimi i egër neoliberal, çmimi tepër i ulët i shitjes dhe mungesa totale e mbikëqyrjes se institucioneve përkatëse të Kosovës, kanë bërë që “Feronikeli” të mos ia lehtësoj jetën qytetarëve të kësaj komuna, por të ia vështirësoj edhe më shumë.

Procesi i privatizimit të “Ferronikelit” u përcoll më shumë parregullsi dhe veprime korruptive. Në listën e kompanive të interesuara, që edhe e fitoj garën e para për tu bërë pronar i kompleksit të “Ferronikelit” ishte firma shqiptaro – amerikane “ADI NIKEL” e cila kishte ofruar rreth 50 milion euro. Kjo firmë ishte përjashtuar nga AKM-ja me arsyetim se nuk ka qëndrueshmëri financiare. Një burim i firmës “ADI NIKEL” sipas një organizate të quajtur Eciks lë të kuptohet se arsyeja pse është përjashtuar firma “ADI NIKEL” nga procesi i privatizimit të “Ferronikelit” është se kjo firmë nuk ishte e gatshme t’i jap 3 milion euro zyrtareve të lartë të Qeverisë se Agim Çekut, si shkëmbim për të fituar përfundimisht garën për “Ferronikelin”.


Maj i vitit 2006 shënoi fundin e shtijës se “Ferronikelit” i cili zgjati gati një vit. Fabrika e “Ferronikelit” përfundimisht iu shit kompanisë izraelite “ALFERON” me një çmim qesharak prej 33 milion euro. Me shitjen (faljen) e “Ferronikelit” u pajtua Komuna e Drenasit dhe Qeveria nën hije e asaj kohe që udhëhiqej nga kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi.

Fabrika e “Ferronikelit” ka të punësuar rreth një mijë punëtor më pak se sa që kishte kjo fabrikë para luftës se fundit në Kosovë. Ky reduktim në numrin e punëtoreve nuk do të thotë se janë reduktuar edhe kapacitetet prodhuese. Vetëm në vitin e kaluar janë nxjerr gjashtë mijë tonelata nikel, nëse e përkthejmë në euro i bie diku 140 milion euro. Ketë vit pritet të shiten më shumë se nënte mijë tonelata nikel, dhe për tri vitet e ardhshme synohet që të rritet kapaciteti prodhues dhe kësisoj do të mund të shiten 12 mijë tonelata nikel në vit. Më të drejtë thuhet se “Ferronikeli” është fabrika më e madhe dhe më fitimprurëse në Kosovë. Ky fitim marramendës i “Ferronikelin” nuk është përkthyer në mirëqenie të qytetareve të Drenasit, sepse qytetarët e kësaj komuna janë më të varfrit në Kosovë.

Fabrika e “Ferronikelit” po funksionon duke shkelur të gjitha normat ligjore vendase dhe ndërkombëtare. Shkelja e këtyre normave ligjore fillon me bartjen e lëndës se parë, ku kamionët janë në gjendje jo të rregullt teknike dhe shkelin edhe rregullat e komunikacionit. Pastaj shkelje tjetër paraqet mbingarkimi i furrave të cilat nuk janë në gjendje të mirë sepse nuk janë bërë remont për një kohë të gjatë. Gjatë shkrirjes se metaleve në furra (pas mesnatës) nuk përdoren filtrat për pastrimin e pluhurit toksik. Dhe në fund mbetjet toksike hedhën mbi dhe, dhe në lum. Si pasoj e këtyre shkeljeve flagrante qytetarët e Drenasit po i ekspozohen një rreziku serioz e real për jetën dhe shëndetin e tyre. Raportet e qendrave mjekësore bëjnë të ditur se është shtuar numri i pacienteve që vuajnë nga problemet në organet e frymëmarrjes dhe sëmundjeve të kancerit në ketë komunë. Ngjashëm është shprehur për gazetën “Kosova Sot” mjeku i Shtëpisë se Shëndetit në Drenas, Dr. Tafil Xhekaj.

Për problemin e “Ferronikeli” Komuna e Drenasit, Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse nuk kanë bërë asgjë konkrete. Tek këto institucione përgjegjëse për situatën e krijuar në Drenas ekziston një papërgjegjshmëri totale. Qytetarët e Drenasit duke e parë ketë moskokëçarje të institucioneve politike e publike, lokale e qendrore kanë krijuar një këshill protestues. Ky këshill ka organizuar disa protesta pas shpërthimeve të fuqishme në furrat e “Ferronikelit”. Këto shpërthime kanë rezultuar me disa punëtor të plagosur të “Ferronikelit” dhe dëmtimin e dhjetëra shtëpive rreth e përqark “Ferronikelit”. Një komision vlerësues komunal ka vlerësuar se dëmet kapin vlerën e 150 mijë euro. Menaxhmenti i “Feronikelit” ka refuzuar që t’i paguaj dëmet materiale që i ka prekur 36 familje duke u arsyetuar në mungesën e raporteve teknike të gjendjes se shtëpive para shpërthimit. Madje hipokrizia menaxhereve të “Feronikelit” shkon edhe më larg duke thënë se objektet që gjenden brenda “Feronikelit” nuk janë dëmtuar fare, dhe në ketë mënyrë sipas tyre shtëpitë afër “Feronikelit” nuk kanë pas se si të dëmtohen.

Komuna e Drenasit nuk po i përdor mjetet juridike dhe politike që ka për t’i bërë presion “Ferronikelit”. Në vend të kësaj, zyrtaret e lartë të komunës bëjnë presion dhe shantazh tek organizatoret me qëllim të ndërprerjes se çdo aktiviteti të qytetarisë aktive. Sjelljet e zyrtareve komunal tregojnë se komuna nuk është në shërbim të qytetarëve, por të grupeve të ndryshme politike e parapolitike. Meqë qytetarët e Drenasit nuk kanë përkrahje institucionale për kërkesat dhe shqetësimet e tyre, ata duhet që nëpërmjet formave të ndryshme demokratike të reagimit qytetar të bëjnë presionin e duhur në mënyrë që “Ferronikeli” t’i përmbahet ligjeve dhe t’i realizoj kërkesat e tyre. Vendosmëria qytetare dhe koherenca e veprimit do të rezultojnë me zgjidhjen e problemit të “Ferronikelit” një herë e përgjithmonë.