LAJMI I FUNDIT:

F1: Fisichella në pol pozicion në Belgian GP

F1: Fisichella në pol pozicion në Belgian GP

Giancarlo Fisichella i ka siguruar pol-pozicioin e parë skuadrës së Force India në kualifikimet për Çmimin e Madh ë Belgjikës.

Fisichella do të ketë në reshtin e parë bashkëvendësin e tij Jarno Trulli, i cili përfundoi i dyti në kualifikimet e sotme, derisa Nick Heidfeld do të niset nga rreshti i dytë, pozita e tretë, me BMW.

I katërti do të jetë Rubens Barrichello, i cili do të synojë të ngushtojë diferencë prej 18 pikësh me shokun e skuadrës së Brawn GP, Jenson Button.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, dhe lideri i tabelës së ngasësve, Button, që të dy nuk kanë arritur as në dhjetëshen e parë, duke përfunduar në të 12-tën respektivisht të 14-tën.