LAJMI I FUNDIT:

F1: Button i ngazëllyer nga lufta për titull

F1: Button i ngazëllyer nga lufta për titull

Britaniku i Brawn GP, Jenson Button, i cili udhëheq në renditjen e ngasësve në Formula 1 para shokut të tij të skuadrës dhe rivalit për titull, Rubens Barrichello, shprehet i kënaqur me atë se si shkojnë gjërat, derisa afrohet fundi i kampionatit.

Button përfundoi i dytë në garën e djeshme, atë për Çmimin e Madh të Italisë në Monza, menjëherë prapa Barrichellos, i cili vazhdon të bëjë presion në shokun e skuadrës.

“Është fantastike të jem sërish në podium. Do të doja të jem ku është ulur Rubens, por ai bëri një punë shumë më të mirë sot. Kam humbur dy pikë në krahasim me të, por kam shtuar shtatë në krahasim me Vettel”, ka thënë Button pas garës.

“Do ta fitojmë, jam i sigurt. Do të jetë një fund i sezonit shumë, shumë ngazëllues dhe një sfidë të cilën të gjithë e synojmë”, ka shtuar britaniku.