LAJMI I FUNDIT:

Evropianët reagojnë ngadalë

Evropianët reagojnë ngadalë

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn është ankuar për ritmin e ngadalshëm të evropianëve, në aplikimin e mekanizmave për menaxhimin e krizave ekonomike.

Reformat e vendosura janë urgjente dhe të domosdoshme, por mungojnë mbikqyrja dhe zgjidhja efektive e krizave, tha Strauss-Kahn gjatë një forumi të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Po ashtu, shtetet e prekura si Greqia dhe Irlanda, vunë në pah nevojën për të ashtuqujaturit "mekanizma për zgjidhjen e krizave".

Megjithatë euro nuk është e rrezikuar. Por gjendja në Evropë është shqetësuese dhe e ardhmja më e pasigurt se asnjëherë më parë, ka theksuar shefi i FMN-së. /Telegrafi/