LAJMI I FUNDIT:

Evropë: Bie shitja e automjeteve të reja

Evropë: Bie shitja e automjeteve të reja

Ka shënuar rënie shitja e automjeteve në Spanjë, Itali dhe Francë në krahasim me korrikun e vitit 2009, për shkak se janë hequr programet për shitje sipas parimit, "e vjetër për të re", ndërsa filluan të veprojnë edhe masat për kursim.

Shoqata e prodhuesve të automjeteve në Spanjë ANFAC, ka paralajmëruar se gjysma e dytë e këtij viti do të jetë më e vështirë, për shkak se më nuk ka subvencione qeveritare për blerje të automobilave, ndërsa tatimi i vlerës së sapokrijuar është rritur prej 1 korrikut.

Në Spanjë muajin e kaluar shitja e automjeteve të reja është zvogëluar për 24 për qind, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në 82.167, ndërsa gjatë gjithë vitit pritet ulje prej 30 për qind.

Në Itali, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Komunikacionit, shitja e automobilave të reja në korrik shënoi rënie për 25,97 për qind, ku vetëm shitja e automjeteve tw markës "Fiat" ka rënë për 35,8 për qind.


Në Francë regjistrimi i automjeteve të reja të udhëtarëve është zvogëluar për 12,9 për qind. Kurse, në Belgjikë, megjithatë, shitja e automjeteve të reja në korrik është rritur për 9,5 për qind. Ndërkohë, në korrik shitja e automobilave të ri në Japoni shënoi rritje me të 11 muaj me radhë.

Kompania koreano-jugore "Hjundai" gjithashtu paraqiti rritje dyshifrore të shitjes botërore të automobilave të saj në korrik, por parashikohet se me përfundimin e subvencioneve të Qeverisë së Koresë së Jugut, gjatë muajve të ardhshëm, sigurisht do të vijë deri në ngadalësim të plasmanit. /mia/telegrafi/