Evropa është gati të ndihmojë Putinin që ta nxjerr fitoren nga nofullat e disfatës

Nga: Daniel Johnson / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Teksa ofensiva e Ukrainës në Kursk i shtyu rusët në arrati, gjermanët janë të gatshëm të shkurtojnë për 94 përqind – në tri vitet e ardhshme – ndihmën ushtarake për aleatin e tyre që po lufton. Në Berlin ka nxitur akuzat për tradhti raporti me burime të sigurta në gazetën me ndikim Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili zbuloi se si mbështetja gjermane për Ukrainën do të bie nga niveli aktual prej 6.8 miliardë paundë [afro tetë miliardë euroë] në vetëm 425 milionë paundë [afro 500 milionë euro]. Deri tash nuk ka pasur asnjë mohim zyrtar nga kancelari Olaf Scholz dhe nga koalicioni qeverisës i qendrës së majtë.
Në Kiev, raporti po hidhet poshtë si “manipulim” i përgatitur nga fraksionet pro-ruse. Por, Gjermania veçse kishte ndërmend që për vitin e ardhshëm të përgjysmonte fondet e saj për Ukrainën dhe këto parashikime ndjekin të njëjtën trajektore. Do të jepen arsyetimet e zakonshme: Gjermania është e detyruar me ligj që të balancojë buxhetin e saj, koalicioni është i shumë i përçarë dhe lodhja nga lufta ka dobësuar mbështetjen publike për Ukrainën.
Gjithë këto janë të vërteta, por nuk mjaftojnë për të shpjeguar se pse një komb që deri tash krenohej me faktin se ishte donatori më i madh në Evropë – i dyti pas Shteteve të Bashkuara në nivel global – po heq dorë nga përgjegjësia e vet.
Linja zyrtare është se Gjermania po ia dorëzon rolin e saj Evropës si tërësi, e kjo është rruga e rezistencës më të vogël. Në praktikë, kjo do të thotë zëvendësim i pajisjeve ushtarake aktuale me premtime të mjegullta që mund të mos realizohen kurrë. Në samitin e G7-ës në qershor, u arrit marrëveshja paraprake për të përdorur 300 miliardë dollarë [271 miliardë euro] nga asetet e ngrira ruse, si kolateral për një hua prej 50 miliardë eurove për Ukrainën. Por, nga këndvështrimi i Kievit, skema e kredisë është fjalë në erë.
Suksesi i inkursionit ukrainas në Rusi e ka verbuar Berlinin. Duke e kthyer sulmin mbi pushtuesit rusë, luftëtarët e Zelensky kanë nervozuar gjermanët për të cilët fjalët “ofensivë e Kurskut” sjellin fantazmat e padëshiruara nga e kaluara. Në të njëjtat fusha, në korrik të vitit 1943 Hitleri e humbi betejën më të madhe të tankeve në histori. Makina propagandistike e Putinit njollos qeverinë e Zelenskyt si “naziste”. Tani, pancerët gjermanë mund të kthehen në Kursk. Në Uashington, braktisja gjermane e Ukrainës do të përforcojë ndjenjën izoluese, duke siguruar mjetet për pretendimet e Donald Trumpit se Evropa merr pa dhënë asgjë. Në Moskë kjo tregon se Putini vetëm duhet të presë që Ukrainës t’i mbarojnë armët dhe municionet.
Si ekonomia e tretë më e madhe në botë, Gjermania mund të përballojë lehtë rritjen e ndihmës së saj për Ukrainën – më pak se 0.2 për qind e PBB-së së saj prej pesë trilionë dollarëve [4.51 trilionë euro]. Megjithatë, në vend të kësaj Scholzi po vazhdon Ostpolitikën e vjetër të zbutjes së Putinit – politikë që filloi nën Gerhard Schröderin dhe u vazhdua nga Angela Merkeli. Ky mund të jetë momenti i Scholzit në Munih.
Në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm, Scholzi ka të ngjarë të zëvendësohet nga rivali i tij i qendrës së djathtë, Friedrich Merz. Kjo mund të jetë mundësia mirë e Gjermanisë që të bashkojë aleancën perëndimore sipas traditës së Luftës së Ftohtë të Adenauerit, Schmidtit dhe Kohlit. Mirëpo, Merzi duket se është i dëshpëruar për t’u kthyer në biznesin e zakonshëm me Rusinë.
Gjermania është e pazëvendësueshme në Evropë. Franca nuk ka qeveri dhe e majta dhe e djathta ekstreme e saj janë pro-ruse. Sër Keir Starmeri duket më i interesuar për Gazën dhe madje mund të ndjek shembullin gjerman të tërheqjes së ngadalshme të mbështetjes ushtarake. Zelensky do të vazhdojë i vetëm, nëse duhet. Ai është gjithnjë e më i sigurt për fitoren, veçanërisht me aeroplanët F-16 që do të hyjnë shpejt në veprim. Por, Gjermania në fakt po i thotë atij të bëjë paqe me kushtet e Putinit – sado shkatërrimtare të jetë kjo për Ukrainën, Evropën dhe Perëndimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës