LAJMI I FUNDIT:

Everton nënshkruan me Heitinga

Everton nënshkruan me Heitinga

Evertoni ka kompletuar sot pasdite nënshkrimin me mbrojtësin e Atletico Madrid, Johnny Heitinga.

Klubi anglez ka paguar 6 milionë funte për të marrë shërbimet e holandezit, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka përcaktuar kushtet personale.

Mbrojtësi, i cili mund të luajë kudo në linjën e fundit të mbrojtjes ose edhe në rolin e mesfushorit defansiv, do të mbajë numrin 5, të cilin para largimit e mbante Joleon Lescott.