LAJMI I FUNDIT:

Evazioni fiskal, nën hetim edhe Luka Modric

Evazioni fiskal, nën hetim edhe Luka Modric
Luka Modric of Real Madrid during the Spanish Primera División match between Atletico Madrid and Real Madrid at Estadio Vicente Calderón on march 2, 2014 in Madrid, Spain.(Photo by VI Images via Getty Images)

Luka Modric është vënë në shënjestrën e hetimeve të organeve tatimore spanjolle.

Sipas asaj që publikon e përditshmja “El Mundo”, mesfushori kroat ka kryer evazion fiskal duke transferuar në një kompani me seli në Luksemburg të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit të periudhës 2012-2014.

Gjithnjë sipas “El Mundo”, Modric e krijoi shoqërinë “Ivano SARL” në dhjetor të vitit 2012, 4 muaj pas transferimit të tij tek Reali i Madridit.


Mësohet se Modric figuron si aksioneri i vetëm i kësaj kompanie, ndërsa bashkëshortja e tij, Ivana është në rolin e menaxheres.

Por jo vetëm kaq, “El Mundo” bën të ditur se në këtë kompani, shfaqet edhe një shtetas belg në rolin e administratorit. Shoqëria “Ivano SARL” u krijua me një kapital prej 3.6 milionë eurosh dhe në 2 vjet e shtoi pasurinë e saj deri në 6 milionë euro për të bërë më pas investime në disa aspekte.

“El Mundo” bën të ditur gjithashtu se organet tatimore spanjolle kanë nisur hetimet ndaj Modric që në 18 janar të këtij viti, proces që po vazhdon ende.

Mësohet se futbollisti kroat nuk ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga marketingu, por ka konfirmuar ekzistencën e shoqërisë që zotëron në Luksemburg. Sipas “El Mundo”, krijimi i kësaj shoqërie e ka lejuar Modric që të paguajë vetëm 1% të të ardhurave, ndërkohë që në Spanjë ai do të ishte i detyruar të paguante 30%, shifër kjo që do të shkonte në 51% sipas modifikimeve të bëra së fundmi në organet fiskale iberike.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori