LAJMI I FUNDIT:

Europa, nivel rekord papunësie

Europa, nivel rekord papunësie

Bota mund të jetë në fazat e para të kapërcimit të krizës por të dhënat që vijnë janë shqetësuese. Ruropa po përballet me nivelin më të lartë të papunësisë që nga viti 1999.

Lajmi vjen nga zyrat europiane të statistikave, Eurostat sipas së cilës niveli i papunësisë arriti në 9.7 përqind në muajin shtator që përkthehet në mbi 22 milionë të papunë, 15 milionë prej të cilëve vetëm në zonën e Euros.

Të dhënat aspak ngushëlluese konfirmohen edhe nga kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Straus Kahn, i cili tha se bota gjendet përballë 12 muajve të tjerë të rritjes së papunësisë.

Duhet të përpilojmë një strategji të fortë që të dalim nga kjo krizë kërkoi numri një i FMN, por sipas tij kjo strategji duhet të implementohet në momentin kur të arrihet pika më e lartë e papunësisë.


Këshilla e Straus Khan nuk është aspak ngushëlluese ndërsa miliona njerëz presin me padurim fundin e epokës më të errrët financiare që nga Lufta e Dytë Botërore.