LAJMI I FUNDIT:

Europa ka nevojë për emigrantë

Europa ka nevojë për emigrantë

Për këtë arsye, kontinenti ka nevojë për shumë emigrantë, por europianët nuk i duan ata. “Kontinenti i Vjetër” mund të jetë në gjendje të kompensojë ndikimin e plakjes së fuqisë punëtore deri në vitin 2020, duke punësuar më shumë gra dhe të moshuar, duke inkurajuar ndryshimin dhe një sjellje më të mirë ndaj emigrantëve ekzistues.

Ky është përfundimin i ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD. Por në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, Bashkimi Europian duhet të tërheqë një numër të madh të punëtorëve të kualifikuar nga përtej kufijve të saj dhe të kapërcejë kundërshtimin publik në rritje, që është vërtetuar nga mbështetja në rritje për partitë populiste anti-emigracion.

“Nëse i mbyllin dyert emigracionit, do të paguajmë një çmim ekonomik”, shprehet Jean-Christophe Dumont, një ekspert i emigracionit pranë Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. “Tani për tani, ne duhet ti shfrytëzojmë më mirë emigrantët që gjenden në Europë, duke evidentuar aftësitë e tyre me nevojat e tregut të punës. Por në terma afatgjatë, përveç aftësive do të kemi nevojë edhe për më shumë emigrant”, shtoi ai.


Referuar trendeve aktuale, ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, së bashku me Spanjën dhe Poloninë do të përballen me një ulje të numrit të popullsisë, që do të ngadalësojë rritjen ekonomike. Aktualisht Gjermania ka 82 milionë banorë, por ky numër do të ulet në 74.7 milionë deri në vitin 2050 dhe mosha mesatare do të rritet në 50 vjeç.

Kjo llogaritje është bërë nëse numri aktual i emigrantëve nuk ndryshon. Disa parashikime janë edhe më të tmerrshme, duke vlerësuar që popullsia gjermane të jetë rreth 65 milionë në vitin 2065. Madje, sipas studimit të Komisionit Europian e njëjta tendencë do të jetë edhe për ekonomitë më të rëndësishme të kontinentit. /Telegrafi/