LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Të martën në Parlamentin Evropian (PE) u diskutua sulmi i armatosur në veri të Kosovës.

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në drejtim të Serbisë.

Ai, gjatë fjalimit të tij,  Aleksandar Vuçiqit iu referua si “Vladimir Vuçiq”.


Kyuchyuk thotë se është e pabesueshme që duhet të dëgjojmë përmes aleatëve tanë të vendosur, amerikanëve, për ngritjen ushtarake nga serbët.

Ndërkaq, Angel Dzhambazki, po ashtu eurodeputet bullgar, tha se Vuçiq po ndjek qartë politikat e Putinit.

Sipas tij, politika e Serbisë ka qenë gjithmonë ajo e provokatorit ndaj kroatëve, BeH-së, Kosovës.

“Ne duhet ta mbështesim Kosovën dhe ta mbrojmë integritetin e saj territorial”, tha Dzhambazki.

Në debat pati shumë kritika edhe për politikën e BE-së ndaj Serbisë dhe për neglizhencën ndaj ndikimit të Rusisë në rajon, transmeton Telegrafi.

Disa deputetë bënë thirrje për hetime ndërkombëtare dhe që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vihen para drejtësisë.

Disa eurodeputetë madje kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet derisa të kryhen hetimet.

Ata e kritikuan BE-në për “përdorimin e një politike të butë” ndaj Serbisë, për trajtimin e Vuçiqit si “mik, duke i dhënë fonde dhe duke hezituar ta dënojnë pushtetin e tij”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori