LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin

Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin

Situata në ndërmarrjen Elektroenergjetike, financimi shtetëror i Telekom Serbia dhe informacioni që Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), nën udhëheqjen e Aleksandër Vulinit i dha Rusisë për opozitarin Vladimir Kara-Murzën, i dënuar me burg, janë vetëm një pjesë e amendamenteve të reja që janë dorëzuar nga deputetët e Parlamentit Evropian në raportin për Serbinë.

Njëmbëdhjetë amendamente të tjera janë dorëzuar në raportin prej 104 pikash, i cili është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili do të diskutohet në seancën plenare.

Deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kërkojnë që raporti të përfshijë “shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim”, duke shtuar rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 viet burg në Rusi.


Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?
Lexo po ashtu Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?

Ditë më parë, autori i raportit Vladimir Biliqik është shprehur se Serbia mbetet i vetmi vend që nuk është rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve.

Po ashtu, raporti shpreh shqetësim edhe për uljen e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE. Vlerësohet se ky është rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE dhe pro-ruse që “është shpërndarë gjerësisht përmes medieve të kontrolluara nga Qeveria, si dhe nga zyrtarët e Qeverisë dhe dështimi i madh i palës zyrtare për t’u përballur me të kaluarën e Serbisë”.

Eurodeputetët i kanë bërë thirrje BE-së të rishikojë shtrirjen e ndihmës financiare që i jep Serbisë nëse vazhdon të mbështesë regjimet anti-demokratike dhe i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me strategjinë, qëllimet dhe interesat e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori