LAJMI I FUNDIT:

Euro nuk ndalet, prek kuotën 134.2 lekë

Euro nuk ndalet, prek kuotën 134.2 lekë

Kuotimi i monedhës europiane, euro, nuk ka të ndalur. Dje, në pikat e këmbimit valutor, euro është shitur për 134.2 lekë, niveli më i lartë që nga muaji prill i vitit 2004. Për tetë vite me radhë, monedha vendase ka qenë e qëndrueshme ndaj valutave të huaja, sidomos euros, por efektet e vazhdueshme të krizës ekonomike kanë bërë zhvlerësimin.

Operatorët ekonomikë vlerësojnë se kursi i këmbimit ka pasur luhatje në formë të kontrolluar. Ndryshimi i vlerave vjen çdo dy javë, duke krijuar përshtypjen se "dikush" po luan me tregun valutor. Një javë më parë, një euro këmbehej me lekun për 131.1, ndërsa sot çmimi është rritur. Ekspertët vlerësojnë si masë të duhur ndërprerjen e shpenzimeve nga qeveria, sikurse ka ndodhur në shumë vende të Europës Lindore.