Monedha europiane ka pësuar rritjen më të lartë, duke tentuar të kapërcejë rekordin historik. Në tregun vendas, euro është tregtuar mesatarisht gjatë ditës së djeshme me më shumë se 140 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila u referohet të dhënave zyrtare të tregut, 1 euro dje është këmbyer për 140.06 lekë.
Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2003, kur euro e kapërceu për pak ditë kuotën e 141 lekëve, e më pas ka qëndruar në kuota mesatare prej 135 lekëve.
Gjatë gjithë vitit 2010, euro ka pasur një qëndrueshmëri të normës së saj, ndërsa në korrik preku nivelin e këmbimit me 134.86.
Historiku tregon se monedha europiane pëson rritje ndaj lekut në fillim të çdo viti, kur kompanitë mbyllin bilancet dhe transferojnë jashtë fitimet, por jo në të tilla përmasash të frikshme.
Rritja e çmimit të euros ka nisur gradualisht në muajt shtator, kurse në ditët e para të janarit e deri tani në fillim të shkurtit, forcimi erdhi me hapa të mëdha. Kjo situatë e pafavorshme për monedhën tonë ndërkombëtare rrezikon të japë akoma e më shumë ndikime negative në ekonomi, më së shumti te konsumatorët.
Duke pasur parasysh se rreth 85 për qind (shifra, sipas INSTAT) e ushqimeve blihet nga jashtë, ku 65 për qind nga vendet e Bashkimit Europian që përdorin euron, efekti pritet të jetë akoma e më i madh te çmimet, të cilat në dy javët e fundit kanë pësuar rritje.
Tjetër efekt negativ për ekonominë është transferimi i valutës jashtë vendit. Deficiti tregtar për vitin 2010 ishte 3 miliardë euro, para e nxjerrë jashtë vendit.Nëse vijohet me këto ritme, deficiti mund të përcjellë rreziqe akoma e më të mëdha, aq më tepër në kushtet kur emigrantët nuk po sjellin atë sasi valute si më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet